Vendosni fjalën kyçe....

Britanikët e kthejnë autobusin me dy kate në “banesë” për të pastrehët, që të kalojnë dimrin (FOTO)


Një autobus me dy kate është shndërruar në një hapësirë për personat e pastrehë, që të kaluajnë muajt e ftohtë të dimrit në Britani.

Mirror shkruan se autobusi së shpejti do të vendoset në rrugët e Newport dhe do të strehojë 12 persona. Autobusi ka dy dushe, dy tualete, një kuzhinë dhe një zonë të vogël për të qëndruar.

Streha e përkohshme u ndërtua nga një ekip vullnetarësh me grupin “Helping Open People’s Eyes”, të cilët kanë përdorur paratë e mbledhura gjatë një viti.

Shoferi i autobusit Ian Smith dhe gruaja e tij Tammy, thanë se kjo ide iu erdhi pasi kishin parë një projekt të ngjashëm në Bristol vitin e kaluar.

Ian Smith tha:“Ne kemi ushqyer të pastrehët për katër vitet e fundit. Po bëhet gjithnjë e më e zakonshme dhe ne po shohim shumë më tepër njerëz në rrugë.”

Projekti tani është në fazat e mbarimit dhe vullnetarët janë të sigurt se autobusi do të jetë në rrugë si një strehimore e lëvizshme për të pastrehët brenda disa javësh.

Ian është një shofer minibusi i vetëpunësuar. Ai filloi të mbledhë para për projektin e tij në tetor të vitit të kaluar. Organizata e tij nuk është një organizatë bamirëse e regjistruar, kështu që shumica e fondeve janë grumbulluar përmes lotarive dhe dhurimeve.

Ian bleu një autobus me dy kate që funksiononte dikur në rrugët e Londrës, për rreth 5,000 pound dhe vendosi ta shndërronte atë për qëllimet e grupit. Ai tha se i gjithë projekti kushtoi gati 20,000 pound.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *