Vendosni fjalën kyçe....

Basha: PD do kërkojë mocion  me debat për qeverinë, të hiqet taksa e qarkullimit e taksa të tjera


Kreu i PD-së Basha ka deklaruar se do kërkojë mocion me debat për kryeministrin Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryedemokrati tha se qeveria duhet të heqë taksën e qarkullimit dhe ngrirjen e taksave si akciza apo taksave të tjera për ushqimet.

Basha theksoi se qeveria u është përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve me dhunë policore.

“Të hiqet taksa e qarkullimit dhe ngrirja e taksave si akciza apo e taksave të tjera, TVSH 6% për ushqimet. Kryeministri është tallur, u është përgjigjur me dhunë policore që PD e ka dënuar me forcë dhe deputetët tanë i janë gjendur pranë, një praktikë abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi të shkëputur nga realiteti, sot dua të vendos theksin te nevoja imediate për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, që çmimet të jenë më pak, nuk mjaftin që topin t’ia kalosh një faktori tjetër, e lehtë t’i vësh fajin Autoritetit të Konkurrencës, apo të zihesh me ato që ke pasur në krah, çmimi i naftës rritet, rriten edhe të ardhurat e qeverisë, pavarësisht prej situatës së brendshme brenda PD, nuk e harrojmë detyrën tonë para njerëzve dhe demokratët do të jenë në krye të kësaj beteje për krizën ku çmimet rriten dhe qeveria shton retorikën dhe dhunën. Vendet e rajonit, po veprojnë, Rama i kapur nuk mund ta kalojnë llumin me dhunë policore, i kam bërë thirrje 2 javë më parë, një nga propozimet është që të kërkoj mocion me debat që qeveria të lërë llafet.” – tha Basha.