Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekreton ligjin që i jep apartamente familjarëve të viktimave të tërmetit


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka dekretuar ligjin e qeverisë për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, që humbën jetën si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.”– thuhet në dekretin e presidentit.

Ky ligj, parashikon dhurimin e 17 apartamenteve, në pronësi të Bashkisë Tiranë për familjarët e viktimave të tërmetit të datës 26.11.2019. Njësitë e vetëqeverisjes vendore dhurojnë në favor të familjarëve të viktimave, edhe apartamente nga fondi publik i banesave sociale, të përfituara sipas ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”.

Apartamentet që dhurohen për familjarët e viktimave, hiqen nga lista e pasurive të paluajtshme të Bashkisë Tiranë ose të njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore.