Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në det me Rusinë, Ukraina deklaron “luftë”


Pas tensioneve në det, Ukraina deklaron luftë. Parlamenti i Ukrainës votoi të hënën, për të imponuar ligjin ushtarak në vend si kundërpërgjigje ndaj Moskës, për konfrontimin detar që patën jashtë gadishullit të Krimesë, ku Rusia qëlloi drejt tre anijeve ukrainase duke lënë të plagosur disa anëtarë të ekuipazhit.

Udhëheqësit dhe diplomatët perëndimorë i kërkuan të dyja palëve që të zbusin konfliktin dhe SHBA-ja në veçanti fajësoi Rusinë për atë që e quajti “sjellje të paligjshme”.

Rusia dhe Ukraina fajësuan njëra-tjetrën në mosmarrëveshjen që shkaktoi më shumë tensione që kur Moska e aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, u kërkoi ligjvënësve në Kiev të vendosnin ligjin ushtarak, diçka që vendi nuk ka bërë as gjatë më të keqes së luftimeve në lindje, ku mbetën të vrarë rreth 10,000 njerëz.

Ligji ushtarak i vënë në fuqi,  do të zgjasë 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori, shkruan NBC News.

Poroshenko tha se kjo masë ishte e nevojshme për shkak të “një kërcënimi shumë serioz të një operacioni në terren kundër Ukrainës”.

Megjithatë ai tha se: “Ligji ushtarak nuk do të thotë shpalljen e një lufte. Është futur me qëllimin e vetëm të rritjes së mbrojtjes së Ukrainës nga agresioni në rritje i Rusisë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *