Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim mes bllokut të apartamenteve në Gjermani, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur


Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në Gjermani.

Reuters shkruan se shpërthimi ka ndodhur këtë të premte, në qytetin lindor të Blankenburg.

Pas shpërthimit, janë evakuuar të gjithë banorët, përfshirë fëmijët që ndodheshin në një kopësht ndërsa është mbyllur zona ku ndodhi shpërthimi. Sipas policisë, asnjë nga fëmijët në kopësht nuk ka mbetur i lënduar.

Policia tha se 25 persona janë plagosur, një person kishte vdekur dhe një tjetër ishte i zhdukur.

Një foto e publikuar nga policia gjermane tregon një bllok banesash pesë-katëshe dhe tymin e zi që ngrihet mbi dritare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *