Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra kryetarja e Gjykatës Administrative në Durrës


Shkarkohet nga detyra kryetarja e Gjykatës Administrative Durrës, Marjana Velçani. Vendimi është marrë këtë të enjte nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Velçani u shkarkua pasi KPK arriti në përfundimin se ajo nuk justifikonte dot pasurinë. Për shkak të procesit të Vettingut janë larguar shumë gjyqtarë e prokurorë, e ndërsa maxhoranca e ka cilësur këtë si kthesë për drejtësinë në vend, një numër problemesh janë hasur gjatë rrugës.

Reforma në Drejtësi futi në krizë Gjykatën Kushtetuese, për të cilën ende ka debate për ringritjen e saj. Nga shtatë anëtarë vetëm dy e kaluan procesin e parë të vlerësimit, e ndërsa kanë nisur përpjekjet për emërimin e anëtarëve të rinj të kësaj gjykate, ka nisur një përplasje mes institucionit të Presidencës me KED-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *