Vendosni fjalën kyçe....

Senati përparon me ligjin që i jep DASH-it mundësinë ta quajë Rusinë “sponsore e terrorizmit”


Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së ka miratuar një projekt-ligj që i kërkon Departamentit të Shtetit të përcaktojë nëse Rusia mund të përfshihet në kriteret e një vendi që sponsorizon në mënyrë shtetërore terrorizmin.

Kjo do i hapte rrugën vendosjes së sanksioneve më të rrepta ndaj Rusisë. Kjo mund të çojë në një ashpërsim edhe më të madh të marrëdhënieve mes Uashingtonit e Moskës.

Projekt-ligji synon që Departamenti i Shtetit të përcaktojë dhe raportojë në Kongres nëse milicia në republikat e vetëshpallura të Donetsk dhe Lugansk në Ukrainën lindore mund të konsiderohet si ‘organizatë e huaj terroriste’.

Raporti duhet të paraqitet ‘jo më vonë se 90 ditë’ pasi të hyjë në fuqi ligji i propozuar, nëse ai kalon në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve dhe dhe të nënshkruhet nga Presidenti Trump.

Vetëm një numër i vogël vendesh janë përcaktuar nga Uashingtoni si sponsorizues shtetëtorë të terrorizmit, përfshirë Iranin, Sirinë, Korenë e Veriut dhe Sudanin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *