Vendosni fjalën kyçe....

Vasili i bën thirrje medias: Bojkotojeni Ramën, bëjeni të zi


Zv.kryetari i LSI-së, Vasili, u ka bërë thirrje mediave që të bojkotojnë kryeministrin Rama.

Deklarata për shtyp nga selia e LSI-së e Vasilit vjen në një kohë kur qeveria pritet të miratojë në seancën e 19 dhjetorit dy projekligjet për mediat, që kundërshtohen ashpër nga disa organizata ndërkombëtare e të huaja.

Numri dy i LSI-së theksoi se kryeministri Rama kërkon të mbysë me çdo kusht e çdo mjet fjalën e lirë në vend. Vasili shtoi më tej se kreu i qeverisë nuk le rast pa i fyer mediat e gazetarët duke i quajtur hale, qenef e gazetarët lehaqenë.

Ai bën thirrje në deklaratën e tij që media ta bojkotojë kreun  e qeverisë duke vendosur një standart të demokracisë në vend.

‘Të nderuar njerëz të medias, pronarë, gazetarë, kameramanë, personeli ndihmës e të tjerë që prodhoni produktin mediatik sot ka ardhur koha për t’i thënë njëherë e mirë ndal këtij individi, këtij pushtuesi të medias i cili krahas pushtetit të tij të parë ekzekutiv kërkon dhe pushtetin e katërt ta bëjë të tijin, pasi ju e dini që ai ka prodhuar dhe televizionin e tij ERTV prandaj sot publikisht i drejtohem këtij pushteti që të tregojë fuqinë e tij dhe vendosjen e standardit të së vërtetës me veprime konkrete dhe veprimi konkret do të ishte bëjeni black, bllokojeni, refuzojeni ta reflektoni dhe ta pasqyroni Edi Ramën, kryeministrin pushtues të shqiptarëve dhe lëreni atë vetëm me ERTV e tij, le ta shohim sesi mund të përballet ky njeri përballë shqiptarëve kur në momentin që ai te këto media që i ka konsideruar qenef, hale dhe lehaqene t’i gjejë të mbyllura dyert e saj për mashtrimet dhe gënjeshtrat e tij.’ – tha ndër të tjera Vasili në deklaratën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *