Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli do të mbajë për të tretën herë në një vit zgjedhjet parlamentare


Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 2 mars, të tretat në më pak se një vit. Ky vendim u mor këtë të enjte në Parlament, pasi siç shkruan “Reuters” kryeministri Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij kryesor nuk arritën të binin dakord për një koalicion për formimin e qeverisë.

Me 94 vota pro e asnjë kundër, u miratua një mocion që shpërndau parlamentin dhe caktoi datën e re të zgjedhjeve. Kjo erdhi pak orë pas përfundimit të afatit për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të fundit në shtator.

Në shtator, aleanca “Blu dhe e Bardhë” e Benny Gantz fitoi 33 vende në Knesset me 120 anëtarë, ndërsa partia e krahut të djathtë e Netanyahu-t “Likud”, mori 32 vende.

Si kryeministër i përkohshëm, Netanyahu do të mbetet në këtë post deri sa të formohet një qeveri e re – një proces që mund të zgjasë muaj me radhë gjatë zgjedhjeve të marsit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *