Vendosni fjalën kyçe....

Marku – Kumbaros: “E keni bërë Kuvendin si furgon”. Deputetja largohet nga komisioni


Komisioni i Edukimit dhe i Medias është mbledhur përsëri sot për të diskutuar për paketën anti-shpifje që mazhoranca kërkon të miratojë. Në këtë mbledhje e mori fjalën pedagogu Mark Marku, i cili tha se kjo paketë është anti-ligjore dhe cënon lirinë e medias.

“Nuk mendoj se si një ligj mund të bëhet nga 12 deputetë kur kanë kundër çdo organizatë për lirinë e medias. Cënoni rëndë lirinë e medias, nuk e di kush e ka bërë këtë ligj, por ai që e ka bërë është injorant nga media. Nuk quhet media e shtypur, por shtyp i shkruar, ai që e ka bërë do ta shtypë median. Mos bëni ligje kot”- tha Marku.

Por në një moment gjatë fjalës së tij pati një ndërhyrje nga ana e ish-ministres Mirela Kumbaro. Marku u irritua që ajo s’po e dëgjonte dhe i tha se do largohej së bashku me përfaqësuesit e tjerë të medias. Pas një debati, ishte Kumbaro ajo që mori telefonin e saj dhe u largua nga salla.

Marku: O Mirela a ka mundësi, s’kam ardhur në furgon

Kumbaro: Ju lutem, qetësohu zoti Marku

Marku: S’kam ardhur në furgon po të them, po dëgjo, më dëgjo, po deshe ik. Më duket vetja si në furgon, ju flisni bëni muhabet, kurse unë flas. E keni bërë parlamentin si furgon dhe pak do kërkoni abone

Kumbaro: Qetësohuni dhe ruani etikën

Marku: Po folët unë do ngrihem dhe do t’u bëj thirrje dhe kolegëve të mi të ikin. Kur tjetri flet do të flasësh dhe ti. S’ke turp

Kumbaro: Ruaj etikën, është fjala e fundit që po të them (largohet).

Marku: S’keni as etikë as integritet. Jeni punëtorë të një njeriu që do të shkelë liritë e mediave, pikë. Punëtorë një një njeriu që do të shkelë ligjin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *