Vendosni fjalën kyçe....

Fëmijët e Tiranës trajnohen nga profesionistë të TKOB-së dhe nesër kanë shfaqjen e tyre: “Eja këndo dhe kërce me ne”


Fëmijët e shkollave 9-vjeçare në Tiranë, janë bërë pjesë e një projekti edukimi përmes kulturës me profesionistë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Pesëqind artistë të vegjël do të interpretojnë në skenë dhe njëri prej tyre do të shpallet fitues.

Që prej muajit shtator, rreth pesë mijë nxënës në dhjetë shkolla të reja të kryeqytetit, janë trajnuar në kuadër të këtij projekti, me profesionistë të TKOB-së të cilët i kanë organizuar fëmijët në kore.

Ky është edicioni i 5-të i projektit të titulluar “Eja, këndo me ne”. Por duke qenë se rreth njëqind fëmijë janë trajnuar nga profesionistët e baletit, projekti është zgjeruar në “Eja këndo dhe kërce me ne”.

Fëmijët do të këndojnë dhe do të kërcejnë pasditen e 13 dhjetorit në mjediset e arTurbinës dhe njëri prej tyre do të shpallet fitues.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *