Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarët protestojnë para Parlamentit më 19 dhjetor, kundërshtojnë projektligjet për mediat


Gazetarët pritet të organizojnë një protestë para parlamentit më 19 dhjetor, ditë kur mazhoranca pritet të miratojë dy projektligjet për mediat. Kjo gjë është pohuar nga gazetarja e përfaqësuesja e Shoqatës së Gzetarëve Profesionistë, Mimoza Koçiu.

Në një intervistë për Syri.net ajo tha se nëse mazhoranca e miraton ligjin atëherë të gjitha shoqatat e organizatat që janë kundër këtyre projektligjeve do i drejtohen presidentit Meta për të mos i dekretuar.

‘Nesër do të ketë një tryezë tjetër, ku do mblidhen të gjitha shoqatat e medias, janë 15 por janë ftuar të marrin pjesë të gjithë në orën 11:00, në Hotel Tirana. Do të jetë diçka e rëndësishme ku do të diskutohet për hapat që do të ndërmerren. Propozimi i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqiperisë është që, nëse qeveria më 19 dhjetor i kalon të dyja projekt-ligjet, ne do i drejtohemi presidentit e do t’i kërkojmë të mos i dekretojë. Ky është hapi i parë.’ – tha Koçiu.

Më tej, Koçiu tha se hapi i dytë do jetë ankimimi në Gjykatën Kushtetuerse i dy projekt-ligjeve në fjalë, ndërsa ritheksoi se gaetarët do jenë në protestë më 19 dhjetor.

‘Më pas duhet parë edhe hapi i dytë, që do të jetë ankimimi në Kushtetuese. Gjithësesi, në datë 19, kur ligjet do të kalojnë në parlament, ne do të jemi atje në protestë. Për herë të parë, të gjitha organizatat e mediave kanë dalë me një qëndrim të përbashkët.’ – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *