Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Përçarja na çoi në humbjen e zgjedhjeve


Kryetari i Grupit Parlament i PD-së zyrtare, Gazment Bardhi ka folur në emisionin “Opinion”, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve si dhe për dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj nga detyra e kryetarit të komanduar të PD.

Bardhi tha se dorëheqja e Alibeajt është një akt përgjegjshmërinë për rezultatin e zgjedhjeve.

Ai fajësoi përçarjen brenda PD për rezultatin e dobët në zgjedhje, ndërsa tha se pavarësisht përpjekjeve, PD e drejtuar nga Berisha nuk ka pranuar që kandidatët e primareve të garonin me logon e PD zyrtare.

“Nuk ka vënë në dijeni asnjë prej kolegëve në grupin parlamentar apo të kryesisë, ka qenë një vendim i tij personal. Nuk ka dashur që të ndikohet nga opinionet të secilit prej nesh. E vlerësoj si një akt përgjegjshmëri dorëheqjen e Alibeajt, por partia duhet të shkojë përpara. PD gjatë gjithë këtyre kohëve ka qenë në një konflikt të brendshëm që solli këtë rezultat në zgjedhje. Për shkak këmbënguljes për tu bashkuar me logon e PD, me votën e demokratëve i është dhënë pushtet PS. Në kemi bërë thirrje që të bashkohemi, madje kemi thënë që të tërheqim ne dhe kandidatët të garojnë në zgjedhje me logon zyrtare të PD”,-tha Bardhi.