Vendosni fjalën kyçe....

Bien akuzat për pastrim parash, shkon në gjykatë dosja ndaj Bashës e dy zyrtarëve të tjerë të PD-së


Prokuroria ka çuar në gjykatë dosjen ndaj kreut të Partisë Demokratike, Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj force politike, ish-sekretarit të Përgjithshëm, Ristani e financierit, Ilir Dervishi.

Krahas dosjes në gjykatë është dorëzuar edhe akti i drejtueses së prokurorisë e cila konstaton disa pavlefshmëri.

Do jetë gjykata ajo që do vendosë nëse do dosja do rishqyrtohet, pushohet apo gjykohet. Hetimet nisën pas dyshimeve se dosja shtetas rusë kishin financuar fushatën e Partisë Demokratike, gjë që pretendohej nga revista amerikane ‘Mother Jones’.

Prokuroria pretendon se kreu i PD-së, Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së nuk i kanë deklaruar këto pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikimin e formularëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *