Vendosni fjalën kyçe....

Ed Sheeran kurorëzohet si “Artisti i Dekadës” në Britani


Ed Sheeran është cilësuar si artisti i dekadës në Mbretërinë e Bashkuar, nga Kompania Zyrtare Charts.

Sheeran arriti të publikojë 12 këngë single dhe albumeve midis viteve 2010 dhe 2019 – më shumë se çdo artist tjetër.

Po ashtu ai ka qëndruar për plot 79 javë në vend të parë në klasifikimet muzikore, gjatë kësaj periudhe.

“Shape Of You” ishte hiti më i madh i viteve 2010, duke qëndruar për 14 javë në numrin një dhe duke shitur më shumë se 4.5 milion kopje.

Sheeran falënderoi ndjekësit për suksesin.

“Faleminderit për të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë 10 viteve të fundit, veçanërisht fansat e mi të mahnitshëm. Për 10 vitet e ardhshme!”– shkroi Sheeran.

Këngët e Sheeran janë transmetuar 4.6 miliardë herë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC. Në grafikun e albumeve, X është në vendin e tretë, pasuar nga Divide në vendin e katërt.

10 këngët single më të mira të dekadës:

1) Shape of you – Ed Sheeran

2) Uptoën Funk  –  Mark-  Ronson Ft Bruno Mars

3) Thinking Out Loud – Ed Sheeran

4) Despacito (Remix) –  Luis Fonsi/Daddy Yankee/Bieber

5) Perfect-  Ed Sheeran

6) One Dance –  Drake Ft Wizkid & Kyla

7) Happy –   Pharrell Williams

8) All Of Me –  John Legend

9) Sorry  – Justin Bieber

10) Rather Be –  Clean Bandit Ft Jess Glynne

10 Albumet e Dekadës

1) 21 – Adele

2) 25 -Adele

3) Multiply (x) – Ed Sheeran

4) Divide (÷) – Ed Sheeran

5) Christmas – Michael Buble

6) In The Lonely Hour – Sam Smith

7) Plus (+) – Ed Sheeran

8) Our Version Of Events – Emeli Sande

9) Progress – Take That

10) The Greatest Showman – Motion Picture Cast Recording


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *