Vendosni fjalën kyçe....

Motori përfundon mes dy makinave pranë Stacionit të Trenit (FOTO)


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë zonës së Stacionit të Trenit në kryeqytet. Mësohet se dy makina dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin pranë Ish-Frigoriferit. Motori siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, është gjendur mes dy makinave.

Paraprakisht mendohet se nga ky aksident ka të lënduar, pasi ambulanca është parë të mbërrijë në vendngjarje, mirëpo ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia. Shumë qytetarë janë mbledhur për t’u interesuar për gjendjen e të aksidentuarve dhe i kanë ardhur në ndihmë duke thirrur ndihmën e shpejtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *