Vendosni fjalën kyçe....

Zapata nudo dhe me taka mbi kalë, piktura që po shkakton trazira në Meksikë


Një pikturë e ekspozuar në Pallatin e Arteve të Bukura në Meksiko City, ka shkaktuar zemërim të madh, pasi në të shfaqet heroi revolucionar Emiliano Zapata veshur me taka të larta dhe me një kapelë rozë, i zhveshur dhe hipur mbi një kalë.

Një grup protestuesish mësynë mbrëmë në Pallatin e Arteve të bukura, duke bërtitur: “Digjeni atë, digjeni atë”.

BBC shkruan se nipi i Zapatës, Jorge Zapata González, dëshiron që piktura të hiqet nga ekspozita.

“Për ne si të afërm, kjo denigron figurën e gjeneralit tonë, duke e përshkruar atë si homoseksual”– tha  Zapata González, duke shtuar se familja do të niste një padi nëse piktura nuk hiqej.

Emiliano Zapata ishte një drejtues në revolucionin meksikan i cili u vra në vitin 1919 në moshën 39 vjeçare. Ai mbetet një hero në sytë e shumë Meksikanëve.

Midis protestuesve ishin shumë fermerë që e admirojnë Zapatën, i cili ishte vetë një fermer i varfër që mori qëndrimin kundër përvetësimit të tokës nga pronarë të pasur.

Ata demonstruan jashtë muzeut në qendrën e qytetit të Meksikës me orë të tëra, disa prej duke bërtitur me shprehje homofobike, gjë që shkaktoi një kundër-demonstrim nga njerëzit që mbronin diversitetin seksual. Pati një përleshje midis dy palëve.

“Zapata” është bërë trend në “Twitter” me dhjetëra mijëra njerëz që shprehin mbështetjen e tyre për diversitetin dhe po aq kundërshtimin e tyre për pikturën.

Luis Vargas, kurator i ekspozitës, tha se piktura ishte thjesht një përfaqësim artistik që ngjall debate për çështje në shoqërinë meksikane, përfshirë homoseksualitetin.

Zyrtarët e muzeut kanë thënë se piktura nuk do të hiqet edhe pse protestuesit kanë kërcënuar të kthehen çdo ditë derisa ajo të hiqet.

Ekspozita zgjat deri në shkurt të vitit 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *