Në moshën 17 vjeçare, Ansu Fati është bërë golashënuesi më i ri ndonjëherë në Ligën e Kampionëve duke hyrë në historinë e futbollit.
Pak para se të mbyllej ndeshja mes Interit dhe Barcelonës, kur rezultati ishte 1-1, Fati e gjeti portën në minutën ’86 duke shënuar golin që do i jepte titullin “Messi i ri”.
Siç shkruan Marca, Fati ishte futur në fushë vetëm një minutë më parë, kur zëvendësoi Carles Perez, i cili kishte hapur rezultatin në minutën e 23 duke shënuar golin e parë për skuadrën katalanase.
https://www.youtube.com/watch?v=QJcyilnRoPI
Fati filloi të quhej në rrjet “Messi i ri”, pasi një gol të ngjashëm me të kishte shënuar edhe Lionel Messi në ndeshjen që Barcelona fitoi kundër Atletico Madridit.
Messi njëlloj si Fati, kishte pasuar te Suarez, i cili i mundësoi goditjen argjentinasit pas një pasimi të kthyer bukur.
Vetëm 17 vjeç e 40 ditë, Fati theu rekordin që deri më sot mbahej nga Peter Ofori-Quaye, i cili kishte shënuar për Olympiacosin në vitin 1997 kur ishte 17 vjeç e 194 ditë.
https://www.youtube.com/watch?v=rtAAXg-ha48&feature=emb_err_watch_on_yt