Vendosni fjalën kyçe....

Hyri nga dritarja e tualetit dhe grabiti çiftin e të moshuarve në Gjirokastër, kapet i dyshuari


Grabiten dy të moshuar në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kodra e Shtufit.

Policia thotë se ka qenë një grabitës, i cili ka hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati. Pas një konfrontimi me çiftin e të moshuarve, në fund ai ka marrë paratë dhe është larguar.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit”, në banesën e shtetasit H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Por policia thotë se ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit me inicialet V. K., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori” dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *