Vendosni fjalën kyçe....

Zetori del nga rruga në Tale të Lezhës, humb jetën drejtuesi


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tale të Lezhës. Mësohet se një zetor ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij 70-vjeçar. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, por jepen vetëm inicialet e tij M.L.

“Rreth orës 06:50 , në fshatin Tale, Lezhë, mjeti tip “Zetor” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L.,70 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *