Vendosni fjalën kyçe....

Meta nis konferencën e Jashtëzakonshme: Kallëzim penal për Ardian Dvoranin


Presidenti i vendit Ilir Meta, sapo ka dalë në një konferencë të Jashtëzakonshme për shtyp, lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se të hënën do të kallëzojë penalisht kreun e KED-së, Ardian Dvoranin.

“Së pari gëzuar për fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, së dyti dëshiroj t’ju bëj të ditur vendimin tim si president i Republikës dhe kryetar i Shtetit për të paraqitur ditën e hënë, kallëzim penal si president i Republikës, kundër zotit Ardian Dvorani, me detyrë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Unë si president i Republikës dhe kryetar i shtetit, akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale: 1- shpërdorimi i detyrës dhe përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore.”, parashkikuar nga neni 148 dhe 146 të Kodit Penal dhe ”përvetësim të detyrës shtetërore”. Baza ligjore kushtetuta e Shqipërisë. Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë.

Veprimet dhe mos veprimet e Dvoranit kanë cënuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kam konstatuar veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet  281. Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi i  titullit apo i detyrës shtetërore, pasi ai me dashje ka shpërdoruar funksionin publik që i është ngarkuar dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz.”, tha Meta.

Mes presidentit dhe KED-së ditët e fundit ka patur një përplasje lidhur me emërimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, ku sot janë paraqitur në Gjykatën Kushtuetuese, dy anëtare për një vend, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Por vetëm pak më herët, Gjykata Kushtetuese njohu zyrtarisht Xhaferllarin si anëtare dhe jo Vorpsin. Meta e akuzon kreun e KED-së, Ardian Dvoranin, se përmes veprimeve të tij ka çuar qëllimisht në përplasje presidentin dhe Kuvendin, duke mos respektuar rendin kronologjik të dërgimit të listave të kandidatit për dy institucionet./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *