Vendosni fjalën kyçe....

Goditi reporteren në të pasme gjatë transmetimit live, vrapuesit i ndalohet përjetë të marrë pjesë në gara (VIDEO)


Këshilli i Sportit në Savannah, i ka ndaluar përjetë një vrapuesi të marrë pjesë në gara, pasi ai u kap në kamera duke goditur në të pasme një reportere.

Gjatë një maratone vrapimi, Tommy Callaway goditi në të pasme Alex Bozarjian e cila ishte në transmetim live duke raportuar mbi garën.

Në video shihet qartë se gjesti i Callaway e zuri papritmas gazetaren e cila dukej e irrituar, pavarësisht se u mundua të qëndronte e qetë për të vijuar më tej me raportimin.

Më vonë, Bozarjian zbuloi se çfarë kishte përjetuar në ato sekonda.

“Ju më dhunuat, objektizuat dhe më vutë në siklet. Asnjë grua nuk duhet të përballet me këtë në punë ose kudo tjetër! Veproni më mirë.”– shkroi ajo në rrjetet sociale.

Siç shkruan TMZ, organizatorët e garës u zotuan të identifikonin burrin dhe më pak se 24 orë më vonë u zbulua se ai ishte kontaktuar dhe informuar se nuk ishte më i mirëpritur të merrte pjesë në gara të tilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *