Vendosni fjalën kyçe....

Opera e Vjenës vë për herë të parë në skenë veprën e një gruaje


Për herë të parë në historinë e saj 150 vjeçare, Opera e Vjenës do të ngjisë në skenë veprën e realizuar nga një grua.

Kompozitorja austriake Olga Neuvvirth ka shkruar një vepër të bazuar në novelën Orlando të Virgina Woolf të vitit 1928, e cila ka të bëjë me temat e rrjedhshmërisë dhe dualitetit gjinor.

Siç shkruan BBC, roli kryesor do të luhet nga mezo-sopranoja amerikane Kate Lindsey.

Orlando jeton me shekuj, fillimisht si një burrë dhe më pas shndërrohet në një grua.

Kompozitorja Neuëirth thotë se androgjenia dhe refuzimi i stereotipeve gjinore e ka inspiruar atë që kur ka lexuar novelën e Woolf në adoleshencë.

“Jo vetëm që është një udhëtim ndër shekuj por është një udhëtim i marrjes në pyetje të vazhdueshme të normave të imponuara nga shoqëria, dhe shoqëria bëhet nga burri. Çdo qenie njerëzore është e lirë të zgjedhi të jetë ai/ajo që ndjejnë brenda vetes. Nuk ka më asnjë ndarje binare të roleve” – tha ajo për BBC.

Dirigjenti Matthias Pintscher tha se mënyra e rrëfimit të historisë së Orlandos është e reflektuar në muzikë. Kompozitorja Olga Neuëirth thotë se ishte paksa e çuditshme për të, që është kompozitorja e parë grua që ngjit në skenën e operas së Vjenës.

“150 vjet, është një kohë e gjatë por unë gjithmonë kam thënë se nuk është kurrë vonë. Është mirë që ata më në fund kanë menduar për këtë. Në fund nëse ti je e para do të ketë një të dytë, një të tretë dhe me radhë, pra është gjithmonë mirë të ketë një pikë nisje”– shtoi më tej ajo.

Kostumet janë realizuar nga një grua tjetër, stilistja Rei Kaëakubo, e Commes des Garçons.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *