Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja britanike rreh nxënësen e veshur me hixhab (VIDEO)


Një video është bërë virale në rrjet, ku një grua britanike në moshë rreh një nxënëse.

Sherri fillon pranë një autobusi të parkuar, kur disa të rinj duket se po hynin brenda.

Në një moment, një grua shihet duke sharë nxënësit e shkollës ndërsa ajo afrohet për t’i rrahur ata në trotuar.

Në fund të videos, gruaja godet një nxënëse të re të veshur me një hixhab.

Incidenti ndodhi rreth orës 16:30, të mërkurën e 4 dhjetorit.

Njëri nga fëmijët dëgjohet duke inkurajuar shokët e tyre që të largohen nga sherri dhe u thotë: “Lëreni! Nah largohuni! ”.

Megjithatë dy vajza të reja vazhdojnë të grinden me gruan.

Burri që është me të mundohet ta tërheqë gruan, por debati vazhdon dhe nxënëset e shkollës hakmerren dhe fillojnë ta godasin në shpinë.

Burri gjithashtu inkurajon fëmijët e tjerë të largohen.

Policia më vonë lajmëroi se një grua dhe një burrë janë arrestuar nën akuzën për sulm racist dhe prishje të rendit publik.

https://youtu.be/JqgvVMG6QE0


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *