Vendosni fjalën kyçe....

Anuloi disa shfaqje, Madonna përfundon në spital për një terapi të veçantë


Madonna kohët e fundit ka patur probleme shëndetësore dhe fansat e saj kanë qenë mjaft të shqetësuar, qëkur ajo anuloi disa shfaqje muzikore për këtë arsye.

Por Madonna ka vendosur të flasë për këtë gjë dhe i ka zbuluar ndjekësve të saj në “Instagram” se është duke u “rehabilituar” dhe po punon fort për t’u kthyer në formë për të rinisur turin botëror.

Në videon e publikuar nga Madonna, shihen dy vajzat e saj të birësuara shtatë vjeçare, Stelle dhe Estere. Ato i qëndrojnë pranë nënës së tyre, ndërkohë që ajo i nënshtrohet autoimoterapisë.

Kjo është një lloj terapie, që përfshin tërheqjen e gjakut, pasurimin e tij me ozon (një molekulë inorganike me formulë kimike O3) dhe riinjektimin e tij në trup. Qëllimi i kësaj terapie është të rrisë aftësinë e sistemit imunitar të luftojë sëmundjet. Matea shihet duke rrotulluar gjakun e së ëmës në një qese, ndërsa i shtohet gazi i ozonit. “Është shumë” – thotë Madonna kur shikon qesen me gjak.