Vendosni fjalën kyçe....

Man.United e do me çdo kusht Eriksen, në garë disa klube


Mesfushori kreativ danez po e kalon vitin e fundit të kontratës me Tottenhamin. Interesim për të kanë shfaqur edhe Real Madridi dhe Juventus.

Christian Eriksen është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Tottenhamin.

Mirëpo, mesfushori danez mund të largohet nga Londra ende pa i skaduar ajo.

Sipas mediave britanike, Manchester United është i vendosur ta transferojë përfaqësuesin danez në “Old Trafford” qysh në janar.

Mediumi “The Mirror” shkruan se “Djajtë e Kuq” janë duke e menduar strategjinë për t’i siguruar shërbimet e Eriksenit.

Futbollisti ofanziv dëshironte të largohej nga nënkampioni evropian gjatë verës që shkoi.

Mirëpo, kjo mund të ndodhë në janar, pasi krahas Unitedit, atë e do edhe Real Madridi.

Eriksen ka përfunduar në bankinë disa herë këtë sezon.

Ai e ka realizuar vetëm një gol dhe e ka dhuruar një asistim në 12 ndeshje në Premierligë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *