Vendosni fjalën kyçe....

U thirr nga Meta, Rama konfirmon pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare


Në mbledhjen e sotmë të JAshtëzakonshme me Këshillin e Ministrave, kryeministri Edi Rama zbuloi se kishte një takim me presidentin e vendit, Ilir Meta.

Rama konfirmoi se do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, që është thirrur sot nga Meta.

“Mos vonohemi se kemi edhe një takim më pas me kërkesë të zotit Ilir Meta. Në 08:30 do të jemi në atë mbledhje”, tha Rama.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti Meta do të mblidhet për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, 700 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë:
Presidenti – Ilir Meta
Kryeministri – Edi Rama
Kryeparlamentari – Gramoz Ruçi
Kreu i SHISH – Helidon Bendo
Kryeprokurori – Arta Marku 
Kryetari i komisionit të Sigurisë – Ermonela Felaj
Ministri i Brendshëm – Sandër Lleshaj
Ministri i Drejtësisë – Etilda Gjonaj 
Ministrja e Mbrojtjes – Olta Xhaçka 
Ministri i Ekonomisë dhe Financave – Anila Denaj
Ministri i Energjetikës – Belinda Balluku
Ministri i Jashtëm – Edi Rama, i komanduar në detyrë Gent Cakaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *