Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Banorët e njësisë nr.6 tërësisht jashtë vëmendjes, u janë ndalur dhe ndihmat nga Kosova


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se banorët në njësinë administrative nr. 6 të Tiranës janë lënë tërësisht jashtë vëmendjes. Madje sipas tij u janë refuzuar edhe ndihmat nga Kosova.

Basha thotë se banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore.

 “Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre.

Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!”- tha Basha, i cili ka ndarë edhe disa fotografi nga vizita e tij në këtë njësi administrative.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *