Vendosni fjalën kyçe....

Kurti e Mustafa bien dakord për 12 ministri, të hënën nënshkruajnë marrëveshjen


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kanë rënë dakord për bashkëqeverisje.

Kurti dhe Mustafa zhvilluan sot një takim në godinën e Kuvendit të Kosovës për të folur për detajet e koalicionit bashkëqeverisës, ku ranë dakord për 12 ministri. Ata do të nënshkruajnë të hënën marrëveshjen.

 “Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për versionin e parë.

Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *