Vendosni fjalën kyçe....

Pornografia dëmton trurin dhe jetën seksuale, studimi i universitetit kanadez


Një studiues kanadez ka argumentuar se shikimi rregullt i pornografisë gjithnjë e më shumë po shihet si një mënyrë e shpejtë për të rregulluar dëshirën seksuale, por që ajo në planin afatgjatë nuk është e mirë si për shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor, pasi neurotransmetuesi që kontrollon kënaqësinë dhe kujtimet, gradualisht i humbet reflekset natyrore.

Në një raport të botuar në ‘The Conversation’, një studiuese në ‘Université Laval’ të Kanadasë, Rachel Anne Barr, paralajmëron se njerëzit që shikojnë rregullisht filma pornografikë shpesh bëhen viktimë e dëmtimit të trurit, më saktësisht për një rajon të tij të njohur si korteksi parafabrikal, i cili nuk është formuar deri në moshën madhore dhe është përgjegjës për forcën e vullnetit, moralin dhe impulsin.

Pas viteve të studimit, Barr ka arritur në përfundimin se pornografia mund të bëjë që konsumatorët të luftojnë me impulset dhe emocionet e tyre, duke çuar që të rriturit të degradojnë në një gjendje fëminore.

“Është disi paradoksale që argëtimi me materiale pornografike mund të kthejë funksionimin e trurit në një gjendje më të mitur. Ironia shumë më e madhe është se ndërsa pornografia premton të kënaqë dhe të sigurojë kënaqësi seksuale, ajo jep të kundërtën’. – tha ajo.

Studiuesi ka paralajmëruar për pasoja të tilla nëse shihet pornografi, si depresioni dhe mosfunksionimi erektil, duke argumentuar se ekspozimi i mundshëm ndaj shikimit të videove të tilla pa ndalesë në internet ‘na bën më të prekshëm si kurrë për efektet e tij hiper-stimuluese’. Lidhja e ndërprerë nervore mund të çojë në fund në pamundësi për të arritur ereksion ose orgazëm me një partner të jetës së vërtetë’, pretendon studiuesi.

Ajo ka krahasuar ata që shikojnë porno me të varurit nga droga dhe efektet e saj.

‘Kur ​​një person përdor kokainë, truri i tij lëshon dopaminën, hormonin e kënaqësisë. E njëjta gjë ndodh me seksin dhe eksitimin’, tha Barr, duke shtuar se i njëjti neurotransmetues është përgjegjës për kujtimet.

Nëse shfrytëzohet shumë shpesh, neurotransmetuesi heq reflekset dhe zakonet natyrore, duke i lënë trupat e konsumatorëve të pornografisë me pamundësinë e reagimit në jetën reale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *