Vendosni fjalën kyçe....

I vetmi i mbijetuar nga familja me 9 anëtarë, dërgohet në Itali 17-vjeçari Ramë Lala


I mbijetuari i vetëm i familjes Lala, 17-vjeçari Ramë Lala, i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat e banesës në zonën e ish-Kënetës është dërguar për mjekim të specializuar në Itali.

Nga nëntë anëtarët e familjes Lala që ishin brenda shtëpisë në kohën e tërmetit, shpëtoi gjallë vetëm adoleshenti, ndërsa 8 anëtarët e tjerë humbën jetën, mes të cilëve 5 ishin fëmijë të mitur

Ramë Lala është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Bolonjës.