Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërcënon mediat në mbledhjen e qeverisë: Do iu fikim dritat e ekraneve


Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë ku ka diskutuar lidhur me masat që do merren lidhur me pasojat që ka lënë pas tërmeti i fuqishëm i së martës.

Rama edhe një herë tjetër nuk ngurroi të sulmojë mediet, ashtu sikurse veproi edhe mëngjesin e kaluar. Ai kërcënoi se do mbyllë televizionionet pasi sipas kryeministrit ata kanë shkaktuar panik tek njerëzit.

“Është me shumë rëndësi të nënvizoj sot, duke u nisur nga një flusk i madh alarmi dhe paniku se ka një rëndësi tejet të posaçme,e të gjithë atyre që kanë në dorë një mjek komuminikimi, apo që shfaqen në ekrane, është momenti që të rruhet qetësia, dhe nuk është momenti për like sharlatanë, këto janë krime në kuptimin e vërtetë të fjalës, janë krime që cënojnë jetën e përditshme të njerëzve. 

Iu bëj thirrje të gjithëve duket besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak të cekët, që të mos na detyrojnë që të marrin masa që t’ju fikimin dritën e ekraneve.

Është jo njerëzore mbi të gjitha, në kushtet kur njerëzit kanë marrë arratinë nga shtëpitë, në të shumtën e herës edhe të nxitur nga mungesa për të arsyetuar qartësit nga lajmet e rreme, ata të cilët kanë përgjegjësi t’i shfaqen publikut si ndërmjetës të përfshihen në të lloj veprimtarie, që s’ka sensin se njerzillëkut, të ndalen për të qetësuar shpirtat e njerëve. 

Kjo është kohë për psikologët, nuk është kohë për astrologët. Kjo është për psikologë që kanë për të dhënë fjalë të buta dhe jo për sharlatanë që dalin e broçkullisin, hakmarrje të natyrës mitodogjike nga ana e  detit dhe e tokës”, tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *