Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës së Re hapin dyert pas tërmetit: Kjo godinë në dispozicion për të pastrehët


Pas tërmetit që ka marrë jetët e rreth 30 personave, ka lënë të plagosur rreth 600 dhe lënë të pastrehë mijëra të tjerë, banorët e Unazës së Re kanë vendosur t’i vijnë në ndihmë familjeve të prekura.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, banorët e Unazës kanë lënë në dispozicion një ndërtesë 5 katëshe për ç’do familje e banor që kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti.

NJOFTIMI I BANORËVE TË UNAZËS SË RE

Ne familjet dhe banoret e Unazes se Re, ne solidaritet te plote me situaten e post-termeteve, veme ne dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durrsit e te Thumanes por jo vetem!

Godina e banimit ka kapacitet banimi per rreth 200 persona, eshte 5 kateshe me uje, drita, e kushte higjeno sanitare shume te mira, eshte afer 1 deri 3 minuta stationeve te autobuseve, urban e interurban.

Spitali Ushtarak eshte vetem 15 minuta larg ne kembe nga godina.

Godina e banimit ka dhe ambient magazinie.

Godina e banimit gjendet 100-m sapo hyne ne Unaze te Re krahu i djathe te Sheshi Shqiponja.

Ne banoret e Unazes se Re bashke me Aleancen per Teatrin marim persiper strehimin e te pastreheve pa afat deri ne nje zgjidhje te dyte!

Bashke me Aleancen per Teatrin do t’ju sigurojme ushqime rroba batanije dysheke e c’fare tjeter ju nevojitet per ta kalur me sa me pak dhimbje kete situate te veshtire!

C’do familjee banor i demtuar nga termeti mund te na kontaktoje jemi ne dispozicion 24 ore per Ju. SHPERNDAJE SA ME SHUME!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *