Është rënduar bilanci i viktimave nga lëkundjet e tërmetit të orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Sipas Urgjencës Kombëtare, numri i viktimave ka shkuar në 18. Shumica e viktimave janë gjetur nën rrënojat e godinave të shembura në Thumanë e Durrës.
Mes viktimave një pjesë janë fëmijë të mitur kurse mësohet se ka humbu jetën edhe një pedagog i Akademisë së Sigurisë, Bajram Hajdarmata, i cili ka humbur jetën në zonën e Kavalishencës në Durrës.
Numri i të plagosurve është më shumë se 600 ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.