Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëria e Bashkuar dërgon 1 mijë ventilatorë të tjerë në Indi


Rreth 1 mijë ventilatorë të tjerë do të dërgohen për të ndihmuar Indinë e goditur nga koronavirusi, ka njoftuar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa India vazhdon të raportojë rritje në numrin e infeksioneve dhe të regjistrojë vdekje, zyrtarët kryesorë mjekësorë dhe shkencorë të Mbretërisë së Bashkuar kanë folur me homologët e tyre atje për të ofruar këshilla.

Ndihma e fundit është në krye të një pakete mbështetje që u njoftua javën e kaluar.

Kryeministri Boris Johnson tha: “Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë pranë Indisë në kohën e saj të nevojës”.

Ai shtoi: “Unë jam thellësisht i prekur nga vërshimi i mbështetjes që populli britanik i ka dhënë popullit të Indisë dhe jam i kënaqur që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka qenë në gjendje të luajë rolin tonë në sigurimin e ndihmës për shpëtimin e jetës”.

Johnson do të zhvillojë një takim virtual me kryeministrin Indian Narendra Modi të marten, për të diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë.

Sikurse shkruan BBC, India regjistroi numrin e saj më të lartë ditor të vdekjeve nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë – 3,689 – dhe është bërë vendi i parë që regjistron më shumë se 400 mijë raste të reja në një ditë të vetme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *