Vendosni fjalën kyçe....

Nxirret nga rrënojat e hotelit te Shkëmbi i Kavajës trupi i të riut nga Kosova, i vëllai ende i humbur


Pak çaste më parë është nxjerrë nga rrënojat e një hoteli në Durrës edhe trupi i një tjetër person.

Bëhet fjalë për një të ri nga Kosova, i cili po kalonte natën në një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës bashkë më të vëllanë, i cili rezulton gjithashtu i zhdukur.

Më herët nga një tjetër hotel në zonën e Durrësit  u nxorr trupi i pajetë i një vajze të re. Deri tani bilanci i viktimave në Thumanë, Durrës e Kurbin është 18 persona ndër shumë të tjerë janë ende nën rrënoja e bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vijim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *