Vendosni fjalën kyçe....

Dita e katërt e protestës mes fotosh, policia me strategji të re, gaz lotsjellës dhe ndjekje hap pas hapi


Dita e katërt e protestës si vijim i revoltës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, ka qenë ndryshe nga të tjerat.

Kjo për shkak se policia nuk ka pritur e pozicionuar në një vend protestuesit kryesisht të rinj.

Që para grumbullimit përballë Ministrisë së Brendshme ka pasur postblloqe të ndryshme për të ndaluar dhe shoqëruar të rinjtë për të mos u grumbulluar.

Më pas protestuesit kanë marshuar nga Ministria e Brendshme përmes rrugës “Myslym Shyri” në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në afërsi të drejtorisë forca të shtuara të policisë kishin vendosur barigadë ku përdorën gaz lotsjellës ndaj turmës të cilët u shpërndanë nëpër rrugicat e zonës. Më pas policia ka nisur ndjekjen hap pas hapi të grumbullimeve duke shoqëruar disa prej tyre. Ditën e sotme përveç gazit lotsjellës është përdorur edhe uji që të shpërndahej protestuesit.

Forcat e policisë vazhdojë ndjekjen e protestuesëve në rrugët e Tiranës me qëllim mos lejimin e grumbullit të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *