Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me armë dhe kanabis në lokal, ndalohet 39-vjeçari në Kurbin


Një 39-vjeçar është ndaluar në Kurbin pasi gjatë kontrolleve në lokal i është gjetur një armë zjarri si edhe një sasi lënde narkotike.

Policia ndaloi shtetasin M.Xh 39-vjeç banues në Fushë-Mamurras.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave me armë zjarri, lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve kapet në një lokal, 39 vjeçari i cili mbante me vete armë zjarri e lëndë narkotike.

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë Qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan shtetasin:

M.Xh., 39 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në zonën e Kurbinit, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shtetasit M.XH., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *