Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, plagosen dy persona


Një aksident me pasojë dy të plagosur është shënuar këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.

Si pasojë e përplasjes se dy automjeteve është dëmtuar një shtyllë tensioni, e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor.

Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punen për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *