Vendosni fjalën kyçe....

Vetëplagoset me pistoletë, 38-vjeçari në Fier futet në telashe me policinë


Një 38-vjeçar në qytetin e Fierit, është vetëplagosur gjatë orëve të mbrëmjes në një lokal. Mirëpo për shkak të këtij incidenti, e kanë gjetur telashet me policinë që e ka arrestuar.

Uniformat blu dyshojnë se arma e përdorur nga personi me inicialet E.N, ishte pa leje.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.N., 38 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT.

Gjatë kontrollit personal ju gjetën 7 fishekë arme zjarri pistoletë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *