Vendosni fjalën kyçe....

Kajmaku në kërkim – Prokuroria kërkesë noterëve: Njoftoni nëse Kajmaku paraqitet te ju, ndryshe mbani përgjegjësi


Ndërkohë që ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku është zyrtarisht në kërkim, Prokuroria e Tiranës i ka drejtuar një shkresë Dhomës së Noterisë, ku kërkon nga noterët që të njoftojnë nëse Kajmaku paraqitet për të bërë ndonjë prokurë.

“Nëse noterët nuk njoftojnë në rast se avokati i Kajmakut paraqet prokurë do të mbajnë përgjegjësi ligjore”– paralajmëron organi i akuzës. Shkresa mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj.

Për më shumë se një javë, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër-arresti për Agim Kajmakun.

Pas denoncimeve të PD-së,  Prokuroria e Përgjithshme doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto. Si rezultat atë e kap ligji i dekriminalizimit, pasi nuk e ka deklaruar arrestimin në zgjedhjet e qershorit të 2019-ës.

Kajmaku po hetohet edhe për veprimet e tij gjatë kohës që mbajti detyrën e kryebashkiakut të Vorës. Në ditën kur KQZ i hoqi mandatin, Kajmaku shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë dhe emëroi një tjetër nënkryetar Gentian Picarin, duke kontrolluar bashkinë përmes tij, edhe pas shkarkimit.

Përmes avokatëve të tij, Kajmaku kërkon që të ndryshohet masa e dhënë nga gjykata për “Arrest me burg”.

Kajmaku dënua për “deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit” si edhe për shpërdorim detyre./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *