Vendosni fjalën kyçe....

“Nisni hetimet dhe pezulloni punimet”- PD dorëzon në Prokurori kallëzimin penal për tenderin te Unaza e Re


Partia Demokratike ka depozituar pak minuta më parë kallzimin penal për projektin e Unazes së Re. Ish-deputeti Klevis Balliu i cili dorëzoi dokumentet në Prokurori, ka kërkuar nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri në përfundimin e hetimeve.

“Sapo bëmë kallëzimin penal për projektin e korruptuar i cili po bën genocid te Unaza e Re. Ky është kallëzimi penal drejtuar institucionit të Prokurorisë.Këto janë mali me dokumente, prova dhe fakte që ky projekt ka vetëm një qëllim, kulla dhe jo rrugën, vjedhjen dhe jo rrugën. Ka për qëllim të mbushë xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve. Unë ju bëj sot një pyetje dhe ftoj këdo që të më japë një përgjigje. Si ka mundësi që kompania Salillari, e cila është aktualisht nën hetim tek loti nr.2, ka fituar tenderin tek loti nr.1 i të njëjtit projekt. Sapo i dërguam provat në Prokurori. Ju ftoj të nxirrni të gjitha dokumentet që ka nxjerrë PD për tenderin te Unaza.

Kjo Prokurori duhet menjëherë të nisi hetimet dhe të pezullojë punimet tek Unaza e Re. Këtu po bëhet fjalë për jetë njerëzish. Këtu po kalohet nga një mision, misioni i Unazës në një mision humanitar.  Ata po shkatërrohen, goditen, po hidhet gazlotsjellës, po u prishen shtëpitë për të ndërtuar kështjellat e oligarkëve dhe pushtetarëve të inkriminuar. Menjëherë Prokuroria të nisi hetimet dhe të pezullojë punimet siç bëri me DH-në. Është esenciale nisja e hetimeve urgjentisht. Në qoftë se Prokuroria nuk merr pjesë atëhere këta prokurorë po presin të marrin hyrje falas tek ato pallate që do ndërtohen aty.”- tha Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *