Vendosni fjalën kyçe....

Teoria më e re konspirative: Greta Thunberg është një udhëtare në kohë (FOTO)


Një teori konspirative ka nisur në rrjet për aktivisten Greta Thunberg, se ajo është një udhëtare nga e ardhmja “E dërguar për të na shpëtuar”.

 Shkak për këtë është bërë një foto e një vajze me pamje shumë të ngjashme me Gretën, e realizuar 121 vjet më parë, siç shkruan Daily Mail.

Bëhet fjalë për fotografinë e tre fëmijëve që nxjerrin ujë nga një pus në territorin Yukon në Kanada, në vitin 1898.

Vajza që qëndron në plan të parë, është shumë e ngjashme me 16-vjeçaren aktiviste suedeze dhe pothuajse në të njëjtën moshë. Fotografia u zbulua në arkivat e Universitetit të Washington-it, dhe përdoruesit e mediave sociale ishin të shpejtë për të nisur teoritë e tyre konspirative.

Shumë prej tyre besojnë se Greta Thunberg është një udhëtare në kohë, e cila është kthyer pas për të shpëtuar planetin.

Edhe pse fotoja është publikuar nga faqja e universitetit, kishte dhe nga ata që thonin se fotoja është modifikuar me fotoshop, pasi fytyrat e dy vajzave janë identike. Greta Thunberg është bërë simbol i lëvizjes së aktivistëve të rinj për ndryshimet klimatike dhe ka frymëzuar protesta në të gjithë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *