Vendosni fjalën kyçe....

E moshuara rrëfen si e grabitën 3 “policët” e maskuar: Më thanë është arratisur djali (VIDEO)


Të tjera detaje zbulohen lidhur me grabitjen që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Fushë-Milot, ku u mor një shumë e madhe parash.

Autorët pasi kanë takuar të zonjën e shtëpisë Hume Shabani, i janë prezantuar asaj si efektivë policie. Ata i kanë thënë asaj se djali ishte arratisur nga burgu dhe se kishin ardhur për të kontrolluar.

Ata kanë shqyer derën e dhomës dhe më pas kanë përdorur mjete të forta, duke shkatërruar plotësisht kasafortën dhe kanë marrë paratë nga aty. Zonja Shabani ka treguar gjithë historinë në një prononcim për “News 24” dhe “Balkan Web”.

Ajo tha se një nga djemtë kishte hequr maskën dhe e kishte vënë përsëri, duke e qetësuar që të mos trembej. Ajo thotë se pavarësisht kësaj nuk ka mundur ta dallojë atë, për shkak se ka probleme me shikimin.

“Ka ndenjur burri me vajzën ca kohë në Tiranë, ajo ka punuar dhe i ka futur eurot këtu me i ruajt e shkreta. Kalamajtë kanë 30 vjet andej që punojnë. Ishin 3 veta. Unë u thash si vini pa një kryetar komune apo dhe me një operativ zone. I thash se ku e gjetët shtëpinë time?!Ishin të maskuar. Njëri prej tyre, ishte i vogël, e hoqi maskën dhe tha; ‘mos u tremb’. Por jam operuara dhe nuk shoh mirë. Ai e vuri prapë maskën. Njëri ruante që nga rruga. Kishin parë gur freksibël. U thash; “a jeni diversant? Si e prekni gjënë e juaj”. Ishte ora rreth 17:00. Plaku ishte duke pirë kafe me një bashkëfshatar. Kur e kuptova se ishin hajdutë doja të merrja policinë në telefon, por nuk më lanë. Ma morën celularin. Më thoshin; ku e ke djalin? Ka dalë djali nga burgu? ku ke armë? Ka lënë djali armë? Më pas e kuptova. Ata ikën dhe morën të gjitha. Më pas dola poshtë dhe njoftova plakun. Plaku desh vdiq. Policia erdhi më pas. Djali është në burg (në burg në Itali). Se di për çfarë e morën. Xhevair Shabani e ka emrin djali im. Po bën gati 1 vit e gjysëm në burg”, rrëfeu e tronditur e moshuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *