Vendosni fjalën kyçe....

Pas fatkeqësisë së rëndë familjare, Luis Enrique rikthehet si trajner i Spanjës


Luis Enrique, vajza e të cilit vdiq nga kanceri i kockave në gusht, do kthehet si trajner i Spanjës pesë muaj pasi u tërhoq për arsye personale.

Enrique dha dorëheqjen në qershor pas 11 muajsh në punë dhe njoftoi në gusht se vajza e tij nëntë vjeçare, Xana, kishte vdekur.

49-vjeçari, ish-shefi i Barcelonës u zëvendësua nga ndihmësi i tij, Robert Moreno.

Pas kualifikimit të Spanjës pas një faze kualifikuese mbresëlënëse pa asnjë humbje, Enrique rikthehet në detyrë.

Në një konferencë shtypi të martën, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales tha: ‘Të gjithë e dinin që nëse Luis Enrique dëshironte të kthehej ai i kishte dyert e hapura. Ai do të vazhdojë në Kupën Botërore të Katarit në 2022’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *