Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse SHBA-ja s’na i shet avionët “F-35, do i blejmë tjetërkund” – Erdogan


Nëse Uashingtoni nuk e risheh mundësinë e furnizimit të Ankarasë me avionët ‘ F-35’, ai do të kërkojë avionë të ngjashëm nga vende të tjera, paralajmëroi presidenti turk, Erdogan. Ai shtoi se Turqia nuk do të heqë dorë nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore ‘S-400’.

Rexhep Taip Erdogan ndau disa detaje në lidhje me një bisedë që pati me Donald Trump javën e kaluar.

Të dy u përpoqën të shuanin tensionet në rritje pasi SHBA-ja e përjashtoi Turqinë nga programi i zhvillimit të avionit ‘F-35’, duke argumentuar si shkak blerjen e raketave ruse nga Ankaraja.

Teksa fliste para anëtarëve të partisë së tij Erdogan tha se Turqia do shohë partnerë të tjerë nëse SHBA-ja nuk e rishikon vendimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *