Vendosni fjalën kyçe....

Halle Berry plagoset gjatë xhirimeve për filmin e ri “Bruiced”


Aktorja fituese e çmimit Oscar, Halle Berry, ka mbetur e lënduar gjatë xhirimeve për filmin e saj më të ri.

FoxNews” shkruan se Halle Berry u plagos të hënën, ndërsa xhironte një skenë luftimi për filmin “Bruised”, një dramë e vendosur në botën e arteve marciale të përziera.

Prodhuesi ekzekutiv i filmit, Brian Pitt, tha se dëmtimi nuk ishte asgjë serioze.

“Halle u plagos lehtë në luftim. Ajo është e lodhur. Kishte nevojë për një pushim.”- thotë Pitt. Sipas tij, prodhimi i filmit me shumë gjasa mund të rifillojë të premten, kur aktorja të jetë e disponueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *