Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 60-vjeçari në Elbasan, u përplas nga makina


Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur nga një mjet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’28 Nëntori’ ndërsa viktimë ka mbetur një këmbësor ende i paidentifikuar.

Autori i dyshuar i aksidentit është një 47-vjeçar me banim në Tiranë i cili është shoqëruar në polici.

Informacion paraprak

‘Në lagjen “28 Nëntori”,  Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas  këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *