Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i frikshëm në Tiranë, përplasen dy makina dhe një taksi (VIDEO)


Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Mësohet se tre automjete, mes të cilave një taksi, janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën “Vaso Pasha”, një zonë e populluar.

Ende janë të paqarta shkaqet, por paraprakisht dyshohet se ka qenë shoferi i taksisë ai që ka shkaktuar aksidentin. Njëra nga makinat ka qenë e parkuar në momentin kur është goditur nga taksia.

Nuk dihet ende se si është përfshirë në aksident mjeti i tretë.

Fatmirësisht, nuk ka persona të plagosur nga ky aksident.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *