Vendosni fjalën kyçe....

“E shleva dënimin” – Pëson vdekje klinike por rikthehet në jetë, i dënuari përjetë kërkon lirimin nga burgu


Një i burgosur në SHBA pretendon se ai e ka shlyer dënimin e tij pasi pësoi vdekje klinike në spital dhe u rikthye sërish në jetë.

I burgosuri, Benjamin Schreiber, i kërkoi Gjykatës së Apelit, që ta lironte nga burgu me dënim përjetë duke thënë se kur vdiq shkurtimisht në 2015, para se të ringjallet në një spital, ai e përmbushi detyrimin e tij ndaj shtetit.

Ai i kërkoi trupit gjykues me tre gjyqtarë që ta linin të vazhdonte me jetën e tij. Gjykatësit megjithatë e kundërshtuan argumentin e tij këtë javë.

‘Nëse Schreiber është gjallë duhet të jetë në burg, nëse është i vdekur dënimi i tij ka përfunduar.’ – argumentuan gjykatësit.

Schreiber, 66 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm pasi u dënua për vrasje për vrasjen e një personi në vitin 1996.